Një grua në Shangai u strehua në një kabinë telefonike për një muaj, bashkë me qenin e saj. Për t’iu përmbajtur izolimit të rreptë dhe të zgjatur të vendosur nga autoritetet e qytetit më të populluar të Kinës për ndërprerjen e valës së re të pandemisë Covid, gruaja siguroi një çati, që i përshtatej pak me kafshën e saj.
Sipas banorëve të zonës që postuan fotot në rrjetet sociale, gruaja e paidentifikuar nuk kishte ku të qëndronte dhe nuk kishte para për të marrë me qira një apartament kur qeveria e Shangait vendosi një bllokim të rreptë me qytetarët që detyroheshin të qëndronin të mbyllur në shtëpitë e tyre për më shumë se një muaj për të frenuar rritjen e rasteve me COVID-19.
Gruaja, sipas informacioneve, është emigrante rreth të 50-tave dhe jetoi në kabinë telefonike për një muaj.
Ajo u vu re nga një qytetarë që jetonte në pallatin pranë, e cila e kishte parë nga ballkoni i saj, ndërsa publikoi foto në rrjete sociale. Autoritetet e deportuan atë më 29 prill 2022.
Bllokimi i zgjatur në Shangai ka çuar në mungesa të përhapura ushqimore dhe në zbatim të ashpër, ndonjëherë irracional.
Gruaja nuk mund të gjente punë pasi ekonomia e qytetit ishte e paralizuar nga një bllokim i rëndë dhe i zgjatur për të reduktuar rastet e pandemisë. Në pamundësi për të paguar, emigrantja gjeti strehim të përkohshëm në kabinën e telefonit, ndërsa të tjerë si ajo flinin në karton në parkingje, në shtretër të improvizuar nën ura dhe në tenda trotuaresh. /abcnews.al