Mbrojtja e fabrikës së çelikut Azovstal është bërë “prioriteti ynë kryesor” për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Ukrainës, sipas një këshilltari të ministrit të mbrojtjes të vendit, shkruan BBC.
Yuriy Sak tha se përpjekjet e forcave ukrainase ishin përqendruar në mbrojtjen e fabrikës së çelikut dhe evakuimin e civilëve.
Sipas Sak, Azovstal është bërë “zemra” e luftës.
Ai tha se situata në fabrikë ishte “jashtëzakonisht e vështirë” për trupat ukrainas. Ushtarët rusë kanë nisur tashmë një ofensivë tokësore, pasi më parë ishin fokusuar në bombardimet ajrore dhe sulmet me raketa.
Por Sak shpresonte se të dyja palët mund të binin dakord për hapjen e korridoreve humanitare.
“Ne jemi optimistë por sigurisht kemi përvoja të këqija për sa i përket evakuimit pasi Rusia shpesh ka penguar evakuimin e civilëve”.
Ndërkohë, Rusia ka fajësuar Ukrainën për prishjen e marrëveshjeve për hapjen e korridoreve humanitare në Mariupol.
/abcnews.al