Dy turiste gjermane të cilat u shpallën të zhdukura në plazhin e Ksamilit janë gjetur pas më shumë se 6 orësh kërkime.
Ato u shpallën të zhdukura pasi rreth orës 12:00 morën me qira një pedalion me qira në plazhin e Ksamilit dhe tejkaluan afatin e kthimit.
Xhiroja ishte parashikuar të zgjaste 3 orë, prej orës 12:00 deri në 15:00.
Pas kësaj, shtetasi K. Daci, ka denoncuar mungesën e dy pedaloneve në policinë kufitare të Sarandës.
Sipas tij, pedalonet i kishte dhënë me qira tek dy turiste të huaja që prej mesditës dhe ato nuk ishin kthyer për disa orë.
Pas marrjes së njoftimit Policia Kufitare e Sarandës në bashkëpunim me policinë greke janë vënë në kërkim.
Dy pedalonet janë gjetur të shtyra nga rrymat detare, në ujërat greke.
Policia greke i ka rimorkiuar ato dhe ja ka dorëzuar palës shqiptare.
Dy pedalonet bashkë me dy shtetaset gjermane janë sjellë në portin e Sarandës. Ato janë në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al/