Kryetari i bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, ka thënë në Facebook se të paktën një raketë ruse ka goditur qendrën e qytetit.
“Një raketë mu në qendër të qytetit Dnipro. Mos u largoni nga strehimoret! Prisni informacion zyrtar nga administrata ushtarake,” tha ai.
Shefi ekzekutiv i hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshyn, ka thënë se objektet hekurudhore të Dnipro janë goditur gjithashtu.
“Një tjetër sulm me raketa në infrastrukturën hekurudhore në Dnipro. Nuk ka viktima në mesin e punonjësve,” tha ai në Telegram.
Ndërkohë në qytetin Lviv, sirenat e sulmit ajror kanë rënë për herë të parë sot./abcnews.al/