31-vjeçari vret veten në komisariat, Drejtoria e Tiranës zbarkon në Kavajë, priten arrestime

schedule20:02 - 4 Maj, 2022

schedule 20:02 - 4 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qelitë e komisariatit të Kavajës, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke u varur.

Burime për Abc bënë me dije se 31-vjeçari Igli Meta, ishte ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi akuzohej për disa vjedhje në zonën e Kavajës.

Meta ka qene i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Lorenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen.

Ndërkohë një tjetër burim për Abc bën me dije se priten arrestime të policëve që kanë qenë në shërbim në dhomat e paraburgimit.

Policia bën me dije se  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

Ilvi Meta, 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!