Reperi i njohur, Post Malone është në pritje të fëmijës së parë me të dashurën e tij prej shumë vitesh.
“Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time. Jam më i lumtur se kurrë më parë. Koha për t’u kujdesur për familjen dhe miqtë e mi dhe të shpërndajmë sa më shumë dashuri çdo ditë”, tha ai për People.
Sipas burimeve, çifti organizoi një festë private me miqtë dhe familjen në Kaliforni gjatë fundjavës për të festuar lajmin emocionues.
Post Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, nuk e ka bërë kurrë publike të dashurën dhe për këtë fansat janë gjithmonë e më shumë kurioz./abcnews.al