Ka shkuar në shtatë numri i personave të arrestuar si përdorues droge gjatë drejtimit të automjetit.
Sipas policisë në pranga kanë rënë tre të rinj të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Ndër të tjera policia Rrugore bën me dije se në kuadër të përdorimit të aparatit AquilaScan, para dy javësh, janë vënë në pranga 7 shtetas që janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.
“Policia Rrugore e Tiranës arreston në flagrancë 3 drejtues të tjerë mjetesh që drejtonin mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.
Që nga nisja e përdorimit të aparatit AquilaScan, para dy javësh, janë vënë në pranga 7 shtetas që janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia Rrugore e Tiranës, gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh, shtetasit:
– E. A., 23 vjeç dhe J. M., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
– V. D., 27 vjeç, banues në Selanik, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Gjatë kryerjes së testit të drogës, me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se këta shtetas drejtonin mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi V. D., pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A. M. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa“, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al