Kujtimet e “Urisë së Madhe”, Ukraina: Rusët kanë sekuestruar 400 mijë ton grurë nga zonat e pushtuara

schedule08:56 - 4 Maj, 2022

schedule 08:56 - 4 Maj, 2022

Qeveria ukrainase ka akuzuar Rusinë se ka sekuestruar me anë të forcave të saj të armatosura 400 mijë ton grurë nga zonat që ka pushtuar që nga 24 shkurti.

Sasia përbën thuajse një të tretën e stokut të grurit në Kherson, Zaporizhia, Danieck dhe Luhansk, sipas asaj që bëri të ditur ministri ukrainas i Agrikulturës Taras Vysotsky. Para konfliktit, 1.3 milion ton drithë ruheshin në këto zona për furnizim dhe mbjellje të përditshme.

“Nuk kishte rezerva strategjike”, tha ministri, duke paralajmëruar se nëse sasitë e disponueshme reduktohen më tej, ekzistonte rreziku i urisë.

Sipas burimeve ukrainase, rreth 4 milionë njerëz vuajtën nga uria në Ukrainë mes viteve 1932 dhe 1933, kur udhëheqësi i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik (“diktatori” për ukrainasit), Joseph Stalin, urdhëroi kolektivizimin e fshatarëve dhe urdhëroi konfiskimin e drithit.

Megjithatë, vdekjet nga uria u raportuan gjithashtu në Rusinë jugore dhe Kazakistan në të njëjtën kohë. Për Ukrainën, ishte një “gjenocid” i urdhëruar nga Moska, të cilin ajo e quan Golodomor, “Uria e madhe”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!