Patronazhistët, Klosi: Element statutor i Partisë Socialiste

schedule21:12 - 3 Maj, 2022

schedule 21:12 - 3 Maj, 2022

Në seancën parlamentare të 28 prill, kryetari i grupit parlament të PS-së Taulant Balla i kujtoi opozitës patronazhistët.

Balla tha se ata janë gati për vitin tjetër për të mundur opozitën sa herë që t’i dalë para.

Sekretari organizativ i PS-së Blendi Klosi i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi u shpreh se patronazhistët janë element statutor i PS.

Klosi: Patronzhistët janë një element statutor i PS-së.

Xhokaxhi: Ju mund ta keni statut po ne si qytetarët ç’kusur jemi? Ne nuk mund të patronazhohemi nga dikush që as e njohim as na njeh.

Klosi: Ka pasur shumë diskutime dhe komente të tipave të ndryshme. Patronzhistët janë mbështetës të PS në një zonë të caktuar, në një qendër votimi të cilët përpiqen që të thithin opinionin publik në këtë qendër votimi, të ndahen në mënyrë të strukturuar për të vlerësuar mbështetësit tanë, votuesit tanë, për t’i asistuar në procesin e votimit, pra për të lehtësuar votën e PS-së. Ky është patronazhisti. Votën tuaj të fshehtë nuk e di asnjeri.

Xhokaxhi: Po patronzhistët nga e dinë?

Klosi: Patronzhistët mendojnë që në këtë zonë ne kemi kaq vota dhe kjo është puna e partisë./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!