Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur sot, në një lidhje direkte nga Londra, përpara ligjvënësve të Ukrainës. Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Johnson u shpreh se Perëndimi bëri gabim që nuk e ndihmoi Ukrainën në 2014 kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.
“Ne, që jemi miqtë tuaj, duhet të jemi të përulur rreth asaj që ndodhi në 2014, sepse Ukraina u pushtua për herë të parë kur iu mor Krimeja dhe kur nisi lufta në Donbas.”
Kryeministri britanik vijoi me autokritikën duke thënë se e vërteta është që Perëndimi u tregua shumë i avashtë për të kuptuar se çfarë po ndodhte në në të vërtetë dhe nuk vendosi sanksione që mund të kishin dëmtuar Vladimir Putinin.
“Këto gabime nuk mund t’i bëjmë sërish.”
Po ashtu, Boris Johnson tha para ligjvënësve ukrainas se me pushtimin, lideri rus mbolli farën e katastrofës. /abcnews.al/

