Biberaj tregon çfarë bisedoi me Bashën para djegies së mandateve

schedule22:43 - 2 Maj, 2022

schedule 22:43 - 2 Maj, 2022

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj ka zbuluar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, bisedën e bërë mes tij dhe ish-kreut të PD, Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit para marrjes së vendimit për djegien e mandateve.

Biberaj tha se si ai ashtu edhe Edmond Spaho dhe Besnik Mustafaj i kishin thënë që është një hap i gabuar.

I shkova në zyrë kur diskutohej për çështjen e mandateve dhe më pyeti se çfarë mendoja. I thashë Lulzim nuk është alternativë, nuk është lëvizje politike. Më tha bien institucionet. I thashë nuk ka kancelari perëndimore që ta pranon. I thashë pa u konsultuar me SHBA dhe me BE, nuk mund të merret një vendim i tillë. Të njëjtën bisedë ka bërë me zotin Mustafaj dhe Spaho dhe u ka thënë të njëjtën gjë, pra ne ishim 3 zëra që ishim pjesë e asaj partie dhe kemi qenë në të njëjtin mendim”, tha Biberaj.

/T.HAbcnews.al/