“Taçi”, Italia sekuestron 18 mln euro të gjetura në Shqipëri

schedule18:42 - 2 Maj, 2022

schedule 18:42 - 2 Maj, 2022

Prokuroria e Palermos përmes një letër-porosie ka vendosur në sekuestro shumën prej rreth 18 milionë euro që gjet në një bankë të nivelit të dytë në vendin me dyshimin se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Shuma e parave ishte depozituar në llogarinë bankare të italianit Francesco Zummo, ndërsa i përfshirë rezulton edhe biznesmeni Rezart Taçi që është shpallur në kërkim, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo të arrestuar.

Kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane, ndërsa transferta e paligjshme e parave drejt vendit tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi që në kërkim prej nëntorit të kaluar. Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë marrë nën hetim shtetasin Francesco Zumo, një biznesmen 90-vjeçar nga Palermo i dyshuar për lidhje me mafian dhe Fabio Petruzzella, ekonomistin që transferoi paratë.

Ndërsa prokuroria e posaçme akuzon Taçin dhe 2 personat e tjerë si të përfshirë në transfertën e paligjshme nga bankat zvicerane në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kundrejt parave do të kryenin këtë transfertë ndërsa akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

/abcnews.al