U sulmua nga 7 qen, humb jetën 58-vjeçarja

schedule18:34 - 2 Maj, 2022

schedule 18:34 - 2 Maj, 2022

Një punonjëse shëndetësie u kafshua për vdekje nga një tufë qensh, thanë zyrtarët.

Brandy Dowdy, 39 vjeç është akuzuar për vrasje nga pakujdesia, sipas ligjit të qenve në Alabama, pasi trupi i Jacqueline Summer Beard u gjet nga policia.

Thuhet se 58-vjeçarja po përpiqej të kontaktonte  me pronarin e qeneve, Dowdy, pasi ishte duke hetuar një sulm të javës së kaluar nga të njëjtët qen.

Sulmi fillestar u raportua në Kontrollin e Kafshëve të Qarkut Franklin në Alabama.

58-vjeçarja nuk u kthye kurrë nga hetimi dhe policët  iu përgjigjën raportimeve për një automjet të dyshimtë në zonë rreth orës 18:00 me orën lokale të së dielës, tha policia.

Kur policia mbërriti, ata konstatuan se qentë kishin sulmuar edhe disa banorë të zonës.

Njëri kishte marrë lëndime të lehta, sipas policisë.

Ishin shtatë qen gjithsej, raporton sherifi i policisë Franklin Shannon.

Trupi i Jacqueline u gjet aty pranë dhe ajo u shpall e vdekur nga mjekësia ligjore e qarkut.

Ajo punoi si mbikëqyrëse mjedisore për Departamentin e Shëndetit Publik në Alabama dhe kishte qenë me departamentin për gati 17 vjet, sipas ADPH.

Departamenti tha në një deklaratë: “Summer ishte një person i jashtëzakonshëm. Ajo ishte një punëtore e mrekullueshme dhe e dashur për të gjithë ata që e njihnin.”

Dowdy, 39 vjeç, u arrestua më vonë për vrasje nga pakujdesia në bazë të ligjit të shtetit për qentë e rrezikshëm, sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Franklin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!