Qyteti i Vlorës është pushtuar ditën e hënë nga tymi, shkak është bërë djegia e gomave në Jalli të Nartës.
Burime për Abc bëjnë me dije se në zonën e inerteve në Jalli të Nartës po digjen gomat, duke bërë që tymi i zi të mbulojë qytetin e Vlorës.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, policia po heton për ngjarjen.
/Abcnews.al/

