Asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit, 10 raste të reja

schedule17:32 - 2 Maj, 2022

schedule 17:32 - 2 Maj, 2022

Asnjë humbje jete nga COVID nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 6 në Tiranë, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Patos, Himarë.

Në të gjithë vendin janë 375 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 52 qytetarë  duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,306 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127“, apelon ministria.

Statistika (02 Maj 2022)

Raste të reja ditore           10

Të shëruar në 24 orë        52

Të shtruar në spitale         5

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 835

Testime totale               1,807,808

Raste pozitive                  275,177

Raste të shëruara            271,306

Raste Aktive                         375

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            235

Fier                  46

Vlorë               35

Gjirokastër     13

Shkodër         11

Elbasan          9

Korçë              9

Durrës              7

Berat                4

Kukës               3

Lezhë               3

/abcnews.al