“Zbulohet Max Verstappen i ri”, kështu do ta përshkruante policia e Utrecht në Holandë, “arratisjen’ me makinën e masë së një dai të vogël vetëm 4-vjeç.
Mund tu duket e pabesueshme, por një fëmijë vetëm 4-vjeç është zgjuar në mëngjes, ka marrë çelësat e makinës së mamasë dhe ka filluar të bëjë xhiro nëpër qytet.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë dhënë alarmin, ndërsa kanë parë djalin të zbresë nga makina zbathur dhe me pizhama, që të ecë i frikësuar nëpër rrugë, ndërsa kishte përplasur dy makina.
Një ngjarje që fatmirësisht nuk ka patur pasoja të rënda, pasi “Max Verstappen i ri”, nuk ka pësuar asnjë gërvishtje.
Ajo që e bën edhe më epike ngjarjen, është se djaloshi ja arriti me sukses që për disa minuta të kishte një kontroll të mirë të mjetit në rrugë.
/Abcnews.al/