Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj u rendit i dyti në baterinë B në peshën 81 kilogramë. Në dy garësh, shkodrani ngriti në total 347 kilogramë, ndërkohë që në stilin e shtytjes, Qerimaj doli në vendin e parë.
Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj u rendit i dyti në baterinë B në peshën 81 kilogramë. Në dy garësh, shkodrani ngriti në total 347 kilogramë, duke u renditur në vendin e dytë.
Në stilin e shkëputjes, Qerimaj ia del me sukses në të tri provat. Fillimisht peshëngritësi shqiptar ngre peshën 155 kilogramë. Më pas në provën e dytë ia del me dy kilogramë më tepër, ndërkohë që në provën e fundit ngre 159 kilogramë, paraqitje ku Qerimaj nuk shkoi më shumë se vendi i dytë në baterinë B.
Paraqitje mjaft e mirë në stilin e shtytjes, ku fillimisht ngriti plot 188 kilogramë, duke siguruar kreun që në provën e parë. Më pas, shkodrani tenton 193 kilogramë dhe 194 kilogramë, por të dyja pa sukses.
Gjithsesi Qerimaj e mbylli në vendin e parë në shtytje me 188 kilogramë ndërkohë që në dy garësh u rendit i dytë me 347 kilogramë në total./abcnews.al