BSH: Shtrenjtohen edhe banesat në Tiranë

schedule15:23 - 1 Maj, 2022

schedule 15:23 - 1 Maj, 2022

Nga Erblina Mile

Çmimi i shitjes së banesave në kryeqytet ka pësuar një rritje të fortë me rreth 12,3 % në pjesën e dytë të vitit të kaluar.Banka e Shqipërisë ka realizuar një vrojtim ku analizohet tregu i banesave në kryeqytet

Vlen të theksohet se shitjet më të mëdha janë në zonat e preferuara të kryeqytetit  ku niveli I shitjeve ka qenë dy herë më i lartë në krahasim me vëllimin e shitjeve  të  realizuara  gjatë  gjysmës  së  parë  të  vitit të kaluar.

Në qendër të Kryeqytetit ndërtimet e reja arrijnë çmime rekord deri në 3500 euro metri katror.

Banka e Shqipërisë  thekson se    rritje është raportuar gjithashtu edhe për çmimet  e  shitjeve  në zonat  e  tjera,  ndërkohë që  shitjet    në  qytetet  bregdetare  janë  realizuar  me çmime mesatare dhe më të ulëta në krahasim  me të njëjtën periudhë.

Numri i pronave të pa shitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi vlerësohet të jetë rritur lehtë duke  shënuar  11  muaj  nga  10.5  muaj  për  gjashtëmujorin  e  parë  të  vitit.

Po ashtu Banka e Shqipërisë ka konstatuar se edhe çmimet e qirasë  si dhe kërkesa për të marrë prona me qira kanë njohur rritje.

Agjentët presin gjithashtu rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme për banesat dhe pronat tregtare.

Në raport theksohet se.rreth 30% e pronave për banim dhe e atyre  për  përdorim  tregtar  të  shitura  prej  tyre  janë  blerë  me  hua  bankare.  Nga  këto,  në  gjysmën  e  rasteve  kredia  ka mbuluar deri në 60% të vlerës. /abcnews.al