Një valë e re e pandemisë Covid është përhapur së fundmi në Kinë. Mediat e huaja bëjnë me dije se kryeqyteti kinez, Pekini po ashpërson masat kufizuese për të parandaluar një përhapje të madhe të infeksionit.
Qyteti ka dhjetë ditë që po lufton kundër përhapjes së epidemisë dhe dhjetëra raste të reja po regjistrohen çdo ditë.
Ndërkohë deri më tani në masat kufizuese nuk është parashikuar mbyllja e Pekinit, por do të zbatohen rregulla më të rrepta të distancës sociale dhe një raund i ri testimi masiv është futur në lagjet më të rrezikuara.
Ndërkaq javët e fundit, tubimet në institucionet kulturore janë pezulluar dhe restorantet janë mbyllur./abcnews.al