Napoli ka arritur të marrë një fitore tenistike përballë Sassuolës në Seria A, në ndeshjen e javës së 35-të të.
6-1 fitoi skuadra e Luciano Spallettit, në takimin e luajtur në “Maradona”. Një fitore kjo që tashmë vendasit “blindojnë” vendin e 3-të në kampionat, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
Në këtë takim skuadra napolitane dominoi totalisht ndeshjen, duke mos i dhënë mundësi miqve të reagonin, teksa marrin kështu edhe disfatën e 3-të rradhas në Seria A.
Emrin në fitoren e Napolit, e shënoi edhe Amir Rrahmani 80’, i cili është një nga autorët e golave, pasi Koulibaly 7’, Osimhen 15’, Lozano 19’, Mertens 21’ dhe 54’, i dhanë 3 pikët skuadrës së tyre, ndërsa goli i Lopez në minutën e 87’ i shërben Sassuolës vetëm për statistikë.
Në takimin tjetër të javës së 35-të Verona nuk toleron aspak skuadrën e Cagliarit, me këtë të fundit që kërkonte edhe pikë për mbijetesën, por nuk ia dolën dot që në shtëpinë e tyre të merrnin pikë, pasi Verona fitoi me shifrat 2-1. Pas kësaj humbje Cagliari vazhdon të mbetet nën ethet e mbijetesës, pasi mban vendin e 17-të me vetëm 28 pikë. /f.a/abcnews.al

