“Flinte me shoqen që në komunizëm”, Frederik Ndoci rrëfen se si e zbuloi që ish gruaja ishte lezbike: Më tha dua Suzanën, jo ty!

schedule09:57 - 30 Prill, 2022

schedule 09:57 - 30 Prill, 2022

Frederik Ndoci ka folur së fundmi për jetën e tij private dhe për një nga momentet më të vështira, siç ishte ndarja nga ish gruaja e parë pasi zbuloi se ishte lezbike. Siç ka bërë me dije prej vitesh, martesa e tij e parë, përfundoi pak pas zhvendosjes në SHBA.

I pyetur se si e zbuloi se ish partnerja ishte lezbike, ai tha:”Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha ‘Unë dua Suzanën, jo ty’. Unë merrja pjesë në filma nga 2-3 muaj, ajo merrte një shoqe se kishte frikë të flinte vetëm.

Po, ku i dinim ne këto punë? Këto janë gjëra të studiuara, edhe në shkollë bëhet edukatë të dish prirjet e njeriut. Kurse atëherë nuk i dinim ne. Nëse nuk shkonte me mashkull, thoshim se e kam te ndershme, e kam në rregull.”, u shpreh mes të tjerash artisti i mirënjohur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!