Vetëm javën e shkuar Policia e Shtetit ka evidentuar shtatë vepra penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe ka dërguar procedim penal 11 persona. Shifrat u bënë publike nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila bëri të ditur gjithashtu se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar në Prokurorinë për shpërdorim detyre drejtorin e Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Vlorë dhe gjashtë punonjës. /abcnews.al
Deklarata e plotë:
Jam këtu përpara jush në këtë raportim të përjavshëm, lidhur me masat dhe rezultatet e punës së strukturave të luftës kundër korrupsionit në administratën publike.
Task Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsionka vijuar me inspektime dhe kontrolle në institucione e administratës publike dhe zyrat që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve.
Trupa e inspektorëve të Task Forcës Antikorrupsion ka ushtruar kontroll administrativ dhe ligjor në Qendrën Kombëtare të Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), Tiranë, lidhur me respektimin e parashikimeve ligjore në procedurat e akreditimit të institucioneve shëndetësore, si dhe të vlerësimit të standardeve të paracaktuara të cilësisë dhe sigurisë që duhet të sigurohen nga këto institucione.
Nga kontrolli janë evidentuar shkeljet në vijim;
- Parregullsi dhe mangësi në mbajtjen dhe evidentimin e dokumentacionit ligjor në mospërputhje me respektimin e parashikimeve ligjore në procedurat e akreditimit të institucioneve shëndetësore;
- Institucioni gjatë kësaj peridhe ka kryer përpjekje minimale për nxitjen dhe ndërgjegjësimin e institucioneve shëndetësore për të filluar dhe finalizuar procedurën ligjore të akreditimit apo arritjen/mbajtjen e standardeve shëndetësore të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë të ofrimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët;
- Vizitat e mbikëqyrjes së akreditimit, nuk kryhen rregullisht, periodikisht çdo një vit pas akreditimit, sipas parashikimit ligjor të detyrueshëm, qëllimi i të cilit është vlerësimi i vazhdueshmërisë së plotësimit të standardeve për akreditim, në kundërshtim kështu më legjislacionin në fuqi.
Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 9 masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra”
- për Drejtorin e institucionit,
- përgjegjësin e sektorit dhe
- 7 specialistët e Sektorit të Akreditimit dhe Sektorit të Cilësisë, Sigurisë, Menaxhimit të Rreziqeve dhe të Drejtave të Pacientit.
Janë rekomanduar gjithashtu dhemasa administrative për përmirësimin e veprimtarisë të institucionit dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Gjithashtu kontrolle periodike vijojnë të ushtrohen edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Në këtë javë, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë materialet procedurale, në ngarkim të 6punonjësve të IEVP-së Vlorëpër veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, përfshirë dhe Drejtorin e këtij institucioni.
Nga strukurat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit, nga java që lamë pas,janë evidentuar 7vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, duke proceduar penalisht 11 autorë.
Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit janë kryer veprimet hetimore dhe referuar në Prokurori, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Dua ta mbyll deklaratën e sotme me një falenderim dhe një inkurajim për të gjitha institucionet ligjzbatuese të cilat vijojnë të punojnë duke prodhuar rezultate gjithnjë e më konkrete në sfidën e përbashkët të luftës kundër korrupsionit;si dhe të ftoj qytetarët të vijojnë e të na mbështetin me përfshirjen e tyre dhe denoncimet e rasteve korruptive që hasin në marrëdhëniet e përditshme me institucionet shtetërore.