FOTO/ U zunë për një vajzë, kush është polici që qëlloi me armë ndaj djalit të kryeplakut

schedule21:49 - 29 Prill, 2022

schedule 21:49 - 29 Prill, 2022

Pasditja e sotme ka kthyer frikën në qytetin e Vlorës, për shkak të të shtënave me armë pas një sherri mes dy personave.

Burime për Abc bën me dije se pas një konflikti të nisur më herët për një vajzë mes djalit të kryeplakut të Kaninës Astrit Lirajt, Juxhino Todi Alirajt (me mbiemër të ndryshuar) dhe efektivit të policisë Lisian Myrtaj, sot dy të rinjtë kanë përdorur armët kundër njëri tjetrit.

Lexo edhe: EMRAT/ U zunë për një vajzë, polici qëllon me armë ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës

Sipas burimeve në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja dhe ende nuk ka një informacion të saktë se nëse të dy personat ishin të armatosur apo jo, por një prej plumbave ka thyer xhamin e benzit ML në pronësi të kryeplakut të Kaninës, i cili drejtohej nga Juxhino Todi.

Abc ka bërë publike edhe foton e efektivit të policisë Lisian Myrtaj.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!