Qendërmbrojtësi, Ronald Araujo rinovoi kontratën me Barcelonën duke nënshkruar deri në vitin 2026, me klauzolë largimi prej 1000 milionë euro.
Uruguaiani u shpreh shumë i lumtur për rinovimin e kontratës me katalanasit, teksa ishte shumë i emocionuar që do të vazhdonte të ishte pjesë e klubit më të mirë në botë, teksa nuk mundi t’i mbante as lotët.
“Ndjej lumturi të madhe që jam në këtë klub, më i miri në botë. Dua së pari të falënderoj Zotin për këtë mundësi, gjithë familjen time, prindërit, gruan time. Unë jam i emocionuar sepse kemi kaluar shumë dhe arritja e kësaj është shumë e rëndësishme për ne. E ndjeva mbështetjen që në fillim kur mbërrita. Shpresoj se mund të fitojmë shumë tituj.
Punuam shumë për të qenë këtu. Së pari të ishim në Evropë, me Barcelonën , dhe më vonë të ndihesha i rëndësishëm në ekipin e parë. Është një lumturi. Nuk e dyshova kurrë, gjithmonë kam dashur të qëndroj këtu. Besoj shumë te projekti, te të rinjtë që kemi, do të ngrihemi dhe do të fitojmë shumë tituj”, nënvizoi Ronald Araujo .
“It gives me great happiness to be in this Club — the best team in the world.”
— @RonaldAraujo_4 pic.twitter.com/BDDg8WVYrD
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 29, 2022
/f.a/abcnews.al