Çfarë fitojnë shqiptarët me Dritan Abazoviçin si kryeministër në Malin e Zi? Përgjigjet analisti Dukaj

schedule17:56 - 29 Prill, 2022

schedule 17:56 - 29 Prill, 2022

Zgjedhja e Dritan Abazoviç në krye të qeverisë së Malit të Zi, një ditë më parë ishte një lajm i mirë për shqiptarët të cilët për herë të parë do të kenë në krye një kryeministër shqiptar.

Për të folur për këtë temë në një lidhje me Skype me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ishte i ftuar analisti nga Mali i Zi, Kristian Dukaj.

I pyetur nga karadaku se çfarë fitojnë shqiptarët me zgjedhjen e Abazoviç si kryeministër në Malin e Zi, Dukaj tha se zgjedhja e tij hapi një dritare të re për qytetarët shqiptarë që jetojnë në republikën malazeze, duke treguar në këtë mënyrë se përfshirja e shqiptarëve në politikë është domosdoshmëri.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Çfarë fitojnë shqiptarët me Dritan Abazoviçin si kryeministër në Malin e Zi?

Dukaj: Fitojnë një shqiptar në Malin e Zi. E dyta me Dritanin hapet një dritare e re në Malin e Zi, duke dëshmuar se shqiptarët në politikën malazeze janë të domosdoshme. Unë fitoren e parë të Dritanin konsideroj zgjedhjen si kryetar i Partisë Ura.

Karadaku: Kemi dy ministra shqiptarë në qeveri, është hera e parë që kemi dy ministra shqiptarë në Malin e Zi?

Dukaj: Është hera e parë që kemi dy ministri, ku kemi dhe ministrinë e Administratës Publike. Në anën tjetër ai ka kyçur në partinë e tij edhe përfaqësuesin e pakicës kroate. Kështu që Dritani me këtë qeveri bëri një miks të partive politike.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!