Me titullin që duket shumë pranë këtë vit, Milan po mendon të ndërtojë skuadrën edhe për sezonin e ardhshëm, teksa gjetja e një sulmuesi është prioriteti kryesorë i drejtuesve kuqezi.
Maldini dhe Massara kanë hedhur sytë në Gjermani, teksa kanë vendosur të “peshkojnë” te skuadra e Leipzig. Synimi i kuqezinjve është pikërisht sulmuesi i shumë kërkuar, Christopher Nkunku.
Për këtë sezon, në 44 ndeshje në total, francezi ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar 19 herë, shifra jashtëzakonisht të frikshme.
Leipzig e vlerëson të paktën 65 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë po e studiojnë pistën me kujdes, edhe pse konkurrenca është tepër e lartë. /f.a/abcnews.al