Drejtësia franceze ka anuluar, të martën, më 9 Prill 2019, vendimin e prefekturës ndaj familje shqiptare Bulica. Ndaj çiftit shqiptar Kujtime dhe Petrit Bulica, prefektura kishte dhënë urdhër dëbimi. Por falë mbështetjes së madhe që mori familja shqiptare në komunën Frontenay-Rohan-Rohan, vendimi u rrëzua.
Gjykata Administrative e Poitiers rrëzoi vendimin e prefekturës Deux-Sèvres, e cila më 12 Dhjetor 2018 kishte paraqitur një vendin. Sipas saj çifti Bulica bashkë me fëmijët duhej të linin territorin francez.
Në një seancë të mbajtur më 26 Mars 2019, avokati mbrojtës i çiftit shqiptar Nathanaël Ormillien kishte paraqitur arsyet se pse vendimi i prefekturës duhej hedhur poshtë.
Tani Prefekti, Isabelle David, është detyruar të rishqyrtojë situatën e këtij çifti shqiptar dhe të tre fëmijëve që jetojnë në Frontenay-Rohan-Rohan, raportojnë mediat franceze.
“Kjo nuk është një fitore kundër prefektit, por kjo është një fitore e integrimit, një fitore për të drejtat e njeriut dhe për të gjithë popullsinë e Frontenay-Rohan-Rohan”, komentoi Nathanaël Ormillien.
Ndërsa Petrit Bulica, mbante në dorë një letër të dhënë nga punëdhënësi i tij. Ai është i punësuar në një kompani ndërtimin në Saint-Gelais. “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm dhe ne mund të gëzohemi “, shtoi Hugues Bodu, president i shoqatës Home Solidarity.
Prefektura e cila nuk pranon të komentojë, ka një muaj kohë për të sfiduar aktgjykimin e Gjykatës Administrative të Poitiers, kështu që rasti do shkojë në Gjykatën Administrative të Apelit të Bordo, Gironde./abcnews.al