Ministrja e Bujqësisë. Frida Krifca publikoi sot një urdhër në lidhje me ruatjen e niveleve të kapjes së peshkut krap.
Krifca tha se tani është periudha e shumimit të krapit nëpër liqene dhe nuk duhet gjuajtur pasi kjo dëmton këtë lloj peshku.
Ministrja tha se ky urdhër vjen pas një vendimi të Këshillit të Ministrave për të vënë kuota për peshkimin në liqene dhe dete me qëllim ruajtjen e balancës për prezencën e peshkut në ujërat shqiptare. /abcnews.al

