FOTOT/ Zyrtarja e lartë e DASH takon Alibeajn, Bardhin dhe Tabakun, 24 orë para Kuvendit të Berishës

schedule10:45 - 29 Prill, 2022

schedule 10:45 - 29 Prill, 2022

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried ka takuar në Kryesinë e Kuvendit Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn. Në takim  me zyrtaren e lartë të DASH,  janë edhe Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Ky takim me demokratët vjen 24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese të Partisë  Demokratike.

Ashtu  sikurse Gabriel Escobar bëri në dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e  amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha.

Ky është takimi i dytë që Yuri Kim zhvillon me Alibeajn në një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë kujtojmë se së fundmi janë shtuar përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadores amerikane. Berisha ka hedhur akuza se Kim po ndikon në procesin e Gjykatës lidhur me drejtimin e PD-së.

Nga ana tjetër pas shpalljes “Non Grata”, SHBA është shprehur se nuk do ta njoh Sali Berishën kurrë si kryetar të PD-së. Ndërkohë vetë Yuri Kim pas një takimi me Enkelejd Alibeja, u shpreh se ai është kryetari i komanduar i PD-së pas tërheqjes së Lulzim Bashës.

Analistët politik, kanë komentuar takimin e zyrtares së lartë të DASH me Alibeajn, duke u shprehur se Karen Donfried prite të mbajë një qëndrim të prerë për Sali Berishën. /Abcnews.al/