Përfundon takimi me Ramën, zyrtarja e DASH gati për diskutimet me Enkelejd Alibeajn në Kuvend

schedule10:28 - 29 Prill, 2022

schedule 10:28 - 29 Prill, 2022

Pas rreth një ore në kryeministri, ka përfunduar takimi i zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

Në këtë takim, diplomatja amerikane shoqërohej edhe nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, si dhe nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Mësohet se në përfundim të takimit me Kryeministrin Edi Rama, zyrtarja e lartë e DASH do të takojë edhe kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku. /abcnews.al/