Gjatë qëndrimit në Tiranë, Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Metju Palmer është takuar edhe me presidentin e vendit Ilir Meta. Kreu i shtetit, e cilësoi takimin të hapur dhe miqësor. Sikurse bën të ditur presidenti, me zyrtarin e lartë të DASH ka diskutuar mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.
“Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook. /abcnews.al