Nga Leonidha Musaj
Gjatë dy viteve të fundit 1080 çifte I janë drejtuar gjykatës për zgjedhjen e martesës. Avokat Krenar Bardhi në një intervistë për Abc tregon se 80% e kërkesave është bërë nga bashkëshortet.
Zgjidhja e martesave në këtë qytet ka për shkak kryesish problemeve sociale, si bixhozi, kredia e këqija, efektet e pandemisë, si dhe divorci për shkak të martesa që kryhen në vendet e bashkimit europian për dokumenta.
Në një vit e gjysmë, çdo ditë në gjykatën e Durrësit divorcohen 2 çifte. Në shumicën e rasteve janë gratë që kërkojnë zgjidhje të martesës.
“Kemi një numër goxha të shtuar, gati 1080 raste të zgjidhjeve të martesave. 80 % e kërkesave bëhet nga bashkëshortet. është një tipar shqetësues, pasi jemi para zgjidhjes së martesës apo prishje së një familje. por nëse e shohim në një aspekt më të gjerë, kemi të bëjmë me rastin se femrat gjithnjë e më tepër gjejnë mundësinë e tyre, gjejnë guximin. kemi një emancipim shoqëror”, u shpreh avokati Bardhi.
https://youtu.be/zy47hOLX6bA
Vetëm në 2021-in zgjidhën martesën 500 çifte. Ndërsa në katër muajt e parë të këtij viti 580-të. Shkaqet sipas avokatit Krenar Bardhi janë disa. Edhe pse i ndaluar, bixhozi vijojnë të jetë një nga shkaqet kryesore.
“Kategoria e parë është problemet sociale, siç është bixhozi, kredia, karakteri sentimental dhe një trend që vjen në rritje është edhe zgjidhja e martesave fiktive që ka të bëjë me detyrimin e njërit prej bashkëshortëve për të lidhur martesë në një nga vendet e bashkimit europian me qëllim. Në 10 vitet e fundit kemi një rritje me 62.5% të numrit të divorceve, ndërsa numri i martesave ka pasur rënie”, tha Bardhi.
/Abcnews.al/