Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bytyçi: Abazoviç është aksidentalisht kryeministër në Malin e Zi

schedule22:42 - 28 Prill, 2022

schedule 22:42 - 28 Prill, 2022

Studiuesi Enver Bytyçi i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafio, foli për ndryshimet e fundit politike në Malin e Zi ku në krye të qeverisë për herë të parë kemi një kryeministër shqiptar i cili është Dritan Abazoviç.

Bytyçi tha se Abazoviç është një figurë karizmatike, por ndodhet si kryeministër aksidentalisht, pasi po qëndron aty falë mbështetjes së dhënë nga Milo Gjukanoviç, pasi me partitë që janë në koalicion kanë programe shumë të ndryshme politike.

Pjesë nga biseda:

Bytyçi: Unë mendoj se Abazoviç ishte i detyruar të mbështeste opozitën, sepse ai në retorikën zgjedhore përdori luftën kundër korrupsionit, që lidhej me Milo Gjukanoviçin. Duke ardhur në elektorat me këtë sigël, ai ishte i detyruar të mos bënte koalicion me partinë që ishte në pushtet më përpara. Ardhja në koalicion me opozitën fituese nuk ishte e qëndrueshme që në momentin e parë, kishim një koalicion me alternativa të ndryshe nga secila parti. Pra kishim një konflikt që në momentin e krijimit të qeverisë së këtyre partive në fillim. Mos harrojmë dhe një gjë që koalicioni qeverisës kishte diferencë vetëm një deputet. Duke qenë parti me programe të ndryshme, këto nuk mund të bënin reforma, ishte e bllokuar gjithë jeta institucionale dhe do të shkohej para kohe në revokimin e asaj qeverie dhe në krijimin e një qeverie tjetër. Roli i Abazoviç ishte sinjifikativ, është një politikan tolerant, një politikan që bën kompromise, por që ruan parimet.

Xhafo: Është politikan apo meteor?

Bytyçi: Nuk mund të jetë Abazoviç lider në Malin e Zi, unë mendoj se ai është aksidentalisht kryeministër.

Xhafo: Kush e mbështet sot?

Bytyçi: E mbështet Milo Gjukanoviç dhe partia e tij. Milo Gjukanoviç në prill të vitit 1999 në një intervistë tha se ne nuk mund të rrimë në një tren me Millosheviçin dhe në 2006-n zbriti nga treni serb.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!