Sigurisht jo pak herë që pasi lave bluzën e preferuar, kuptove se njollat e verdha apo njollat e bardha nga deodoranti, janë ende në rroba!
Ne gjetëm zgjidhje të thjeshta dhe të lehta, kështu që ju nuk duhet të hidhni bluzën tuaj çdo 2 ose 3 javë!
Njollat e verdha zakonisht krijohen nga reaksioni midis aluminit që përmbahet në spërkatjet e deodorantëve dhe djersës. Një mënyrë e thjeshtë për të larguar njollat e shëmtuara në bluzat e bardha është kjo:
Procedura
Në një enë vendosni 1 litër ujë të nxehtë, pak detergjent enësh dhe 1 lugë gjelle pluhur amoniak. Vendoseni pjesën e njollosur nga bluza në tas dhe fërkojeni. Hiqeni nga ena dhe lëreni për 15 minuta. Lani në temperaturën maksimale të mundshme sipas udhëzimeve në etiketë. Nëse pas larjes njolla është zhdukur, atëherë thahemi normalisht. Nëse njolla mbetet, përsërisni procedurën përpara se veshja të thahet.
Për shenjat e bardha në bluzat e errëta, ndiqni këto hapa:
Përzieni gjysmë filxhani ujë të vakët me gjysmë filxhani uthull të bardhë dhe pak lëng për larjen e enëve. Aplikojeni përzierjen aty ku dëshironi dhe fërkojeni. Lëreni përzierjen të veprojë për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët në të ftohtë. Vendoseni në lavatriçe. Nëse në fund të larjes, njolla është pastruar, thahemi normalisht. Nëse njolla mbetet, shtoni pak uthull të bardhë dhe lajeni sërish në lavatriçe./abcnews.al