“Jemi mirë me njëri-tjetrin, Rama shkakton zhurmë në Kuvend”, Sula: Kullat po shkatërrojnë parkun e Tiranës

schedule15:26 - 28 Prill, 2022

schedule 15:26 - 28 Prill, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në fjalën e tij në seancën plenare të kësaj të enjtje është shprehur se shqetësimi nuk duhet të ngrohet vetëm për parkun e Butrintit por edhe atë të Tiranës.

Sula ka akuzuar kryeministrin për fjalorin e përdorur në kuvend sot, ku thekson se sa herë që ndihet ngushte përdor arrogancën për të mbrojtur ministrat e tij.

Ndër të tjera ai ka thënë se është për të ardhur keq sesi po ndërtohen kulla në Parkun Kombëtar të Tiranës dhe se së shpejti sipas tij do të kenë dhe listën e emrave të personave që po ndërtojnë biznese në këto ndërtesa.

Shpreh indinjatën për sjelljen e kryeministrit dhe e mirëkuptoj për vështirësinë që ka dhe sa herë që ndodhet në këtë situatë vjen dhe mbron ministrat e tij dhe gjuha e tij është pse vjen se ne jemi mirë me njëri tjetrin se sa herë që vjen me arrogancë krijon zhurmë.

U shqetësuam për parkun e Butrintit dhe me të drejtë, por për parkun kombëtar të Tiranës pse nuk ka diskutim, por s’do të përmend emra pasi bashkë me opozitën do të sjellim emrat dhe legalizimet që jep Artan Lame kjo është e vërteta. Janë miqtë e kryeministrit që po ndërtojnë aty.

Të shqetësohet për parkun këtu që po ndërtohen kullat, por kryeministri nuk i jep dot shpjegim si të gjithë gjërave të tjera. Si mund të rreje ministrja e financave që kemi çmimet më të ulëta në rajon, si është e mundur një gjë e tillë? Po të pyesni në Maqedoni, Kosovë, Serbi e në gjithë rajonin do të shikoni se kjo s’është e vërtet”, ka thënë ai./abcnews.al