Rama i quajti kope, Duma: Nuk ekziston në një parti të djathtë, kur ishe i ri e deshe PD-në

schedule12:08 - 28 Prill, 2022

schedule 12:08 - 28 Prill, 2022

Cilësimi i deputetëve të Partisë Demokratike si kope nga kryeministri Edi Rama ka sjellë debate të forta në Kuvend, këtë të enjte.

Deputetja demokrate Grida Duma u shpreh se në një parti të djathtë nuk ekziston koncepti i kopesë, ndërsa në një të majtë vijon të jetë e trashëguar.

Duma tha se kur ishte i ri, Rama kërkoi të ishte pjesë e PD-së, ndërsa sot ka zhgënjyer me medësinë e tij të vjetër.

“Unë i përkas një partie të djathtë, koncepti i kopesë nuk ekziston dhe jemi çliruar nga kjo. Në një parti të majtë është trashëguar kopeja. Kam një arsye pse nuk i drejtohem nga vendi. E ka seancë psikoterapie që të drejtohet këtej. Kur ishte i ri donte të ishte te PD, te e reja. Edhe ku u zgjodh kryetar bashkie, u zgjodh për të renë. Zhgënjeu me mendësinë e vjetër. Është sot i vjetër.

Në çdo komision zonja ministre jam përpjekur të jem më shumë sesa etike. Në fushatë ky zotëria e bëri me një foton time personale. Unë zgjodha të buzëqesh. Është zgjedhje për të qenë njeri u kulturuar deri te pika që të mos i japësh shkak të vazhdojë përroin e psikotisë.

Ju flisni për privatësi, Butrintin dhe ju (Elva Margariti) i drejtoheni koleges duke i thënë në kokën tënde. Ju e keni mësuar gjatë këtë popull që të jesh i mirë dhe i edukuar është idiot. Unë miq të nderuar, kolegë nuk besoj se në PS ka kope, unë besoj se ka individë të spikatur. Por unë besoj në zgjedhjet individuale dhe janë këto zgjedhje që do ta çojnë përpara këtë vend”, tha ajo. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!