Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se lufta në Ukrainë deri më tani i ka kushtuar 600 milionë dollarë. Presidenti u takua me autoritetet lokale dhe rajonale të mërkurën për të diskutuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës, sipas The Guardian.
“Vlerësimet paraprake të humbjeve të Ukrainës nga kjo luftë shkojnë në 600 miliardë dollarë. Më shumë se 32 milionë metra katrorë hapësirë banimi, më shumë se 1500 objekte arsimore dhe më shumë se 350 objekte mjekësore janë shkatërruar ose dëmtuar.
Subjektet ekonomike pësuan humbje të mëdha – qindra ndërmarrje janë shkatërruar.
Rreth 2,500 km rrugë dhe pothuajse 300 ura janë rrënuar ose dëmtuar. Dhe nuk janë vetëm statistika. Ky është Mariupol, ky është Volnovakha, ky është Okhtyrka, ky është Chernihiv, ky është Borodianka dhe dhjetëra apo dhjetëra qytete, qyteza dhe fshatra tanë.”
Sipas presidentit, më shumë se 11.5 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe rreth 5 milionë prej tyre kanë shkuar jashtë vendit me 95% të emigrantëve që tashmë duan të rikthehen në shtëpi.
Dëmet e shkaktuara në infrastrukturën e Ukrainës si rezultat i luftës kanë arritur pothuajse 90 miliardë dollarë, shtoi ministri i infrastrukturës së vendit. Shumica e dëmeve janë shkaktuar në infrastrukturën hekurudhore, rrugore dhe urës, tha Oleksandr Kubrakov.
/abcnews.al