85-vjeçari, Rexhep Sadiku, nga Trebishti i Gollobordës, është raportuar i humbur nga familjarët e tij që prej datës 20 Prill.
Sadiku ka humbur gjurmët në orën 6:00 të mëngjesit të 20 prillit, dhe familjarët e kanë denocuar zhdukjen e tij në polici.
Por nga ana e Policisë së Shtetit u është kërkuar ndihmë banorëve e që të kërkojnë të moshuarin, pasi sipas tyre institucionet shtetërore nuk kanë mjetet e duhura për ta kërkuar.
Lajmi është konfirmuar për Abc nga gazetarja Erneta Shevroja. /Abcnews.al/