Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, thotë se nuk ka sinjale që sugjerojnë se Rusia do të ndalojë dërgimin e gazit në Gjermani, raporton Reuters.
Komentet e Lindner vijnë pasi kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom ndaloi furnizimet në Poloni dhe Bullgari. Gjermania mbështetet në Rusi për rreth 40% të furnizimeve të saj me gaz.
Rusia ka thënë se vendet “jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin në rubla, një kërkesë që është parë si një përpjekje për të mbështetur monedhën e saj ndërsa sanksionet perëndimore hyjnë në fuqi. /abcnews.al