Berat-Një 54-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përshtatur banesën e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike.
Sipas policisë 54-vjeçari me iniciale K.F banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat ka ushtruar veprimtari kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qarkun e Beratit, si dhe ka përshtatur banesën e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 206 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.
Arrestimi i 54-vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit policor të koduar “Adekuat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnwws.al/