Deri në orët e mesditës parashikohet që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Ndërsa në orët e pasdites parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin. Orët e mbrëmjes dhe natës sërish do ti bëjnë kthjellimet më të dukshme në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi
Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të sjelli në Kosovë mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës në
vend të ketë kalime të pakta vranësirash,vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta barike do të Mbeten në territorin e MV për gjatë gjithë 24_orëshit duke sjellë mot të qëndrueshëm. Paraditja dhe mesdita do të jenë në ndikimin e kthjellimeve. Por pasditja dhe orët vijuese shtojnë vranësirat gradualisht në vend.
Rajoni dhe Europa
Mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit. Po shtu me kthjellime dhe kalime vranësirash
Paraqitet Britania e Madhe.
Ndërsa Europa jugperëndimore dhe pjesërisht ajo qëndrore do të kenë vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu.
Vijojnë vranësirat e shumta të sjellin reshje dëbore në Gadishulli Skandinav dhe në Lindje të kontinentit.
/abcnews.al/