Skulptori Qazim Kërtusha prezanton 50 vite krijimtari

schedule22:36 - 26 Prill, 2022

schedule 22:36 - 26 Prill, 2022

Nga Leontina Nika 

Ky është emocioni i rikthimit të skulptorit Qazim Kërtushës aty ku e nisi, ne Universitetin e Arteve.

“Pata emocion shumë të madh. Preka murin, sikur më thirri prapë: “Mirë se erdhe Kërtusha”.

Krijimtarinë e një jete artisti e shpalos në këtë ekspozitë. Skulptori ka gdhendur ngjarje historike, nostalgji e pa lënë mënjanë burimin e jetës bukurinë femërore.

Kuratori Sadik Spahija çmon dy vlera të artistit. “Kërkimi artistik i Qazim Kërtushës shquhet ndër të tjera për dy elementë kryesore; për një ndershmëri profesionale që rrallë e gjen dhe për gjuhën e mirëfilltë të skulpturës” .

“Ndershmëri profesionale, nuk ka kompromis.”

Arkeologjia ka qenë burim frymëzimi për të.  Skulptori i dy kohëve , thotë se ne diktaturë kishim frikë nga censura ndërsa sot nga komercializmi.

Teksa shtegtojmë në krijesat e tij gdhendur në materiale të ndryshme, kujton mbështetjen dhe vlerësimet e pedagogëve si Kristaq Rama dhe Hektor  Dule.

Ndërkohë që krenar ndihet për portretin e 1985 që u hoq  atë kohe për motive moderne  e  tashmë  shtatorja e Aleksandër Moisiut  është në Vienë të Austrisë.

Kërtusha është një ndër  skulptorët më aktiv në  Shqipëri në 30 vitet e fundit.  Portreti i nënës” dhe “Vazoja dekorative” janë dy punë të artistit që ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!