Një grua e cila u rrëmbye dhe u përdhunua për 4 ditë nga një burrë që e takoi në një aplikacion takimesh, ka rijetuar dhe njëherë tmerrin në Gjykatë.
Robert Wilson e takoi gruan përmes aplikacionit të takimeve Badoo. Ai e mbylli në një dhomë gjumi në shtëpinë e tij në Melburn, Australi nga 25 deri në 29 mars 2019.
Gjykata e Qarkut të Viktoria tha se dhoma ishte një sistem alarmi i cili e lajmëronte Wilson nëse gruaja tentonte të dilte jashtë.
Gruaja 39-vjeçare u lirua vetëm kur një mik telefonoi Wilson dhe e pyeti nëse dinte gjë për të zhdukurën pas takimit të tyre.
Gjatë 4 ditëve, sipas Gjykatës, Wilson e kishte kërcënuar se do ta vriste dhe i drejtoi një thikë në fyt kur ajo tentoi të bërtiste për të kërkuar ndihmë.,
Ajo u përdhunua 18 herë dhe u rrah me një shufër hekuri. Sapo 39-vjeçarja u lirua, thirri policinë dhe Wilson u arrestua me akuzën e rrëmbimit, përdhunimit dhe plagosjes së qëllimshme.
Ai u deklarua fajtor për të gjitha akuzat. /abcnews.al/