Makina me 4 persona del nga rruga

schedule18:33 - 29 Nëntor, 2017

schedule 18:33 - 29 Nëntor, 2017

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur këtë të mërkurë në hyrje të qytetit të Libohovës.

Ata udhëtonin në një Benz me targa AA290DR, kur makina doli nga rruga. Për pasojë të plagosur mbetën 3 pasagjerët R.K, R.Sh dhe E.M, banues në Nepravishtë. Ata po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në timonin e mjetit ishte një 23 – vjeçar (L.K), i cili u shoqërua në komisariat. Ndërkohë në vendngjarje shkoi grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al