Komisionin Parlamentar të Edukimit këtë të martë është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është përplasur me ministren e Kulturës, Elva Margariti në lidhje me debatin për trashëgiminë kulturore.
Zhupa në fillim ka kërkuar drejtuesit të Komisionit Petro Koçit, që të mos i jepte fjalën Ministres Margariti, duke përplasur edhe dorën mbi tavolinë, ndërsa tha se marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion 10 vjeçar është sekret.
Ndër të tjera deputetja demokrate i është drejtuar Margaritit duke i thënë se kërkon ta japë Butrintin si mall, sikurse bëri me Teatrin.
Ministrja i është përgjigjur duke i thënë se edhe nëse nuk i pëlqen fjala e saj, do ta dëgjojë deri në fund.
Ndërkohë duket se ajo nuk e ka lënë me kaq konfliktin por është ngritur dhe i është afruar ministres duke i hequr me forcë mikrofonin.
Pjesë nga debati:
Zhupa: Nuk vazhdon… (përplas dorën në tavolinë), Nuk kalon Butrinti kështu.
Margariti: Pas një prezantimi dhe patosi kinematografik, Butrinti nuk është personal as i imi as i joti, jemi këtu për këtë projektligj dhe deri më sot kalon akoma në të gjithë elementet e padijes. Jemi këtu për të informuar, shtuar elementet e dijes ku mungojnë….
Zhupa: Nuk kalohet Butrinti kështu zonja ministre… (ngrihet dhe i heq me forcë mikrofonin)
Maragriti: Të pëlqen s’të pëlqen do më dëgjosh deri në fund…
Zhupa: Turp!
Maragrititi: Ti je fytyra e turpit në këtë komision, anti-njeriu dhe anti-femra
Zhupa: Turp, të të vij zor nga vetja,
Maragriti: Butrinti do i mbesë shtetit dhe do menaxhohet nga një fondacion i posaçëm./abcnews.al