Ndryshimet klimatike, paralajmëron OKB: Njerëzimi në një “spirale të vetëshkatërrimit”

schedule12:11 - 26 Prill, 2022

schedule 12:11 - 26 Prill, 2022

Raporti më i fundit i publikuar nga UNDRR bën me dije se fatkeqësitë natyrore gjithnjë e më të shpeshta dhe të rënda kanë kushtuar jetë ose kanë prekur më shumë njerëz në pesë vitet e fundit krahasuar me pesë vjet më parë.

Sipas të dhënëve të raportit njerëzimi pritet të përballet me 1.5 fatkeqësi natyrore në ditë, që i bie 560 në vit deri në vitin 2030, ndërsa bota hyn në një “spiralë të vetë-shkatërrimit” pasi ngrohja globale injoron rreziqet, duke shtyrë miliona njerëz të tjerë në botë drejt varfërisë.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruan se për dy dekadat e fundit, nga 350 deri në 500 fatkeqësi natyrore të shkallës së mesme deri në të mëdha janë raportuar çdo vit, por qeveritë “në thelb” po e nënvlerësojnë ndikimin e tyre real në jetën dhe jetesën e popullatës së tyre.

“Alarmi me të vërtetën nuk është vetëm i nevojshëm, por edhe vendimtar,” ka thënë Mami Mizutori, kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Fatkeqësive (UNDRR), e cila publikoi Raportin e Vlerësimit Global 2022.

Ndër të tjera raportohet se provat shkencore janë të qarta.

Është më pak e kushtueshme të ndërmerrni veprime përpara se të godasë një fatkeqësi natyrore sesa të prisni derisa të godasë fatkeqësia dhe të ndërmerrni veprime më pas”, shprehen ekspertët.

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike i mbështetur nga OKB-ja paralajmëroi këtë vit se efektet e ndryshimeve klimatike nga valët e të nxehtit dhe thatësirat deri te përmbytjet, do të bëhen më të shpeshta dhe të rënda, duke shkaktuar kërdi në natyrë, njerëz dhe vende.

Por masat për të reduktuar emetimet e ngrohjes globale dhe për t’iu përshtatur fenomenit gjithashtu mbeten prapa.

Ndër të tjera nga të dhënat theksohen lloje të ndryshme të fatkeqësive të shkaktuara nga rreziqet natyrore – nga përmbytjet, thatësirat dhe stuhitë deri te tërmetet dhe epidemitë.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të integruar rrezikun e fatkeqësive natyrore në mënyrën tonë të jetesës, për të ndërtuar dhe për të investuar, gjë që e vendos njerëzimin në një spirale të vetëshkatërrimit,” ka thënë nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së, Anima Mohammed. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!