Harta e re gjyqësore, Manja: Shumë shpejt do kalojë për miratim

schedule11:18 - 26 Prill, 2022

schedule 11:18 - 26 Prill, 2022

Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të kalojë për miratim nga qeveria. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja para mediave.

“Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të jetë në qeveri. Do kemi një konsultim të dytë dhe pastaj me propozimin tim do kalojë në qeveri. Duhet kostuar harta e re gjyqësore nga ministria e Financave”, tha ministri.

Njësia anti korrupsion ka një dinamikë çështjesh në lidhje me pronat. Është çështje që po e përgatisim me sukses. Kur të jetë e dokumentuar me prova do  të dalim para jush. S’ka stopim të punës”, shtoi Manja.

Lexo edhe: Harta e re Gjyqësore, Çela: Situata e rënduar, projekti do ulë stokun e dosjeve

Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.  Pra, nga propozimi konkludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!