Një makinë është djegur plotësisht në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë. Sipas të dhënave të para makina ka marrë flakë në lëvizje dhe ka vetëm dëme materiale.
“Me datë 26.04.2022, rreth orës 09:10, në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtuese shtetasen E. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale“, njofton policia.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/abcnews.al