Humbja me Rayo Vallecanon lë me pasojë Barçën, Dest dëmtohet dhe mbyll sezonin

schedule20:40 - 25 Prill, 2022

schedule 20:40 - 25 Prill, 2022

Barcelona përveç humbjes 0-1 që mori ndaj Rayo Vallecanos në “Camp Nou”, ka humbur edhe një nga lojtarët kryesorë të ekipit.

Dest është dëmtuar në ndeshjen e mbrëmshme dhe tashmë ka mbyllur sezonin para kohe, për Xavi Hernandez tashmë “dhimbjet e kokës” shtohen.

Mbrojtësi anësor pësoi një dëmtim muskulor në tendinë ndërsa analizat tregojnë se amerikani tashmë duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën katër javë, megjithatë koha optimale e rikthimit në fushë shkon deri në gjashtë javë.

Në këtë sezon, 21-vjeçari është aktivizuar në 21 ndeshje me blaugranët dhe ka në llogarinë e tij tre asiste, mirëpo nuk ia ka dalë ta gjejë në asnjë sfidë rrugën e rrjetës. /f.a/abcnews.al