Vlorë, forcat xheniere çaktivizojnë pakon me tritol

schedule18:25 - 8 Prill, 2019

schedule 18:25 - 8 Prill, 2019

Një pako me lëndë plasëse e vendosur para një zyre ligjore në Vlorë, u çaktivizua nga forcat xheniere të ardhura nga Tirana. Zyra është në pronësi të Eleni dhe Orest Zhupës. Policia shoqëroi ne komisariat disa persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Rreth orës 14:14 në Policinë e Vlorës mbërriti një telefonatë që njoftoi për një pako të dyshimtë në katin e dytë të një ndërtese në qytetin bregdetar. Blutë menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes, rrethuan zonën dhe larguan njerëzit prej aty.

Pakoja u gjet në hollin e një godine pranë Gjykatës se faktit në Vlorë. Ajo ishte vendosur pranë një zyre përkthyesish ligjorë në pronësi të Eleni dhe Orest Zhupës. Të dy nuk ndodheshin aty në momentin kur u gjet lënda plasëse.

Dyshohet se brenda pakos së mbështjellë me qese të zezë dhe të lidhur me një telefon, kishte 150-200 gramë eksploziv. Pakoja është marrë me vete nga xhenierët për të analizuar dhe përcaktuar llojin e lëndës plasëse.

Ende nuk dihet kujt i adresohet, për faktin se në këtë godinë ka shumë zyra avokatie. Deri tani policia nuk një pistë për ngjarjen.

Ndërsa u shoqëruan në komisariat disa persona për t’u marrë në pyetje dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë grupin hetimor për të identifikuar autorin e vendosjes së eksplozivit./abcnews.al